Shpërthen epidemia/ 180 të vdekur nga përdorimi i salçiçeve

Afrika

Shpërthen epidemia/ 180 të vdekur nga përdorimi i salçiçeve

Më: 7 mars 2018 Në ora: 21:54
Ilustrim

180 të vdekur dhe rreth 1000 të infektuar është bilanci i një epidemie që ka shpërthyer në Afrikën e Jugut si pasojë e salçiçeve. Mishi i përdorur në prodhimin e tyre, nga një prej kompanive ushqimore më të fuqishme të vendit, ka shkaktuar përphapjen e infeksionit të bakterit Listeria. Qeveria ka dhënë alarmin të tërhiqen nga tregu të gjitha produktet shtazore të ambalazhuara.

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se epidemia ka nisur në janar dhe deri tani ka shkaktuar vdekjen e 180 personave, ndërkohë që rreth 1000 të tjerë janë të infektuar dhe po kurohen në spitale.

Në Afrikën e Jugut ka mbërritur tashmë edhe një ekip i Organizatës Botërore të Shëndetësisë që ka analizuar produktet e gjigandit ushqimor dhe ka bllokuar prodhimin dhe eksportet në të gjitha vendet e tjera të kontinentit, pasi në fabrika janë gjetur gjurmët e baktereve në sasi të konisderueshme. Ndërkohë që nga epidemia e rëndë kërcënohen të gjithë fqinjët e Afrikës së jugut, si Mozambiku, Zambia dhe Swasiland. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat