Presidenti i Ugandës do ta ndalojë seksin oral: Goja është për të ngrënë

Afrika

Presidenti i Ugandës do ta ndalojë seksin oral: Goja është për të ngrënë

Më: 18 prill 2018 Në ora: 13:28
Presidenti ugandas, Yoweri Museveni

Presidenti i Ugandës ka thënë se do të ndalojë qytetarët e kombit që të praktikojnë seksin oral.

Kjo sipas tij pasi ”goja është për të ngrënë”.

Presidenti ugandas, Yoweri Museveni fajësoi ‘të huajt’ për përpjekjen për të bindur ugandanët për të kryer seks oral me njëri-tjetrin.

Ai tha se po lëshonte një ‘paralajmërim’ publik për një gjë të tillë.

Museveni deklaroi para shtypit:

”Më lejoni të shfrytëzoj këtë mundësi për të paralajmëruar publikisht njerëzit tanë rreth praktikave të gabuara që u janë dhënë dhe promovuar nga disa prej të huajve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat