Afrika Qendrore/ Sulm me granata në kishë, humbin jetën 15 persona - Bota Sot
Afrika Qendrore/ Sulm me granata në kishë, humbin jetën 15 persona

Afrika

E martë, 23 tetor 2018

Afrika Qendrore/ Sulm me granata në kishë, humbin jetën 15 persona

Më: 2 maj 2018 Në ora: 08:37
Afrika Qendrore

Të paktën 15 persona kanë vdekur dhe shumë të tjerë janë plagosur, pas një sulmi me granata në një kishë, në Afrikën Qëndrore.

Objekti i kultit që mban emrin Kisha ‘Notre Dame’, u sulmua nga disa persona, të cilët hodhën granata drejt njerëzve që ishin brenda.

Mësohet se në kishë ndodheshin shumë besimtarë, që po festonin ditën e një shenjtori, ndërsa ‘Notre Dame’ është bërë objekt sulmi edhe në vitin 2014.

Objekti i kultit ndodhet në kryeqytetin Bangui, shumë pranë zonës PK5, që njihet edhe si enklava myslimane dhe që shpesh herë bëhet qendër e përplasjeve të armatosura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test