Gjykata refuzon dënimin me vdekje të një gruaje në Sudan - Bota Sot
Gjykata refuzon dënimin me vdekje të një gruaje në Sudan

Afrika

E martë, 20 nëntor 2018

Gjykata refuzon dënimin me vdekje të një gruaje në Sudan

Më: 26 qershor 2018 Në ora: 22:31
Noura Hussein, 19 vjeç, u dënua me pesë vjet burg, tha avokati Abdelaha Mohamad. Nëna e saj, Zainab Ahmed, i tha BBC se ishte e lumtur që jeta e vajzës së saj ishte kursyer.

Një gjykatë e apelit në Sudan ka rrëzuar dënimin me vdekje të një gruaje që vrau bashkëshortin e saj pasi ai e dhunoi atë, thotë avokati i saj.

Noura Hussein, 19 vjeç, u dënua me pesë vjet burg, tha avokati Abdelaha Mohamad. Nëna e saj, Zainab Ahmed, i tha BBC se ishte e lumtur që jeta e vajzës së saj ishte kursyer.

Të famshmit ndërkombëtarë kishin mbështetën atë në një fushatë online, #JusticeforNoura, për të kërkuar lirimin e Hussein.

Muajin e kaluar, një gjykatë islame e kishte dënuar atë me vdekje duke u varur, pasi ajo kishte vrarë bashkëshortin e saj Abdulrahman Mohamed Hammad, ngase ky e kishte dhunuar.

Zonja Hussein tha se burri i saj kishte rekrutuar disa nga kushërinjtë e tij, të cilët dyshohet se e kishin mbajtur poshtë kur e dhunonte.

Kur dyshohet se u përpoq të bënte të njëjtën gjë ditën tjetër, ajo e gjuajti me thikë dhe e goditi atë me vdekje.

Zonja Hussein u detyrua në martesë në moshën 16 vjeç. Burri i saj, i cili ishte edhe kushëriri i saj, po ashtu 16 vjeç.

Sipas një raporti të vitit 2017 nga UNICEF, një e treta e vajzave sudaneze janë martuar para se të mbushin 18 vjeç, raporton BBC.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test