DASH, deklaratë kundër abuzimit me civilët në Sudanin e Jugut

Afrika

DASH, deklaratë kundër abuzimit me civilët në Sudanin e Jugut

Më: 30 qershor 2018 Në ora: 07:19
Sudani i Jugut

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania dhe Norvegjia kërkuan të premten përfundimin e menjëhershëm të luftimeve dhe “abuzimeve të tmerrshme” me civilët në Sudanin e Jugut.

Kërkesa erdhi nëpërmjet një deklarate të shpërndarë nga Departamenti Amerikan i Shtetit, pak pasi rivalët në Sudanin e Jugut nënshkruan një marrëveshje paqeje, që synonte përfundimin e luftës civile.

Marrëveshja u nënshkrua ditën e mërkurë, pas dy ditësh bisedime ndërmjet presidentit Salva Kiir dhe liderit rebel Riek Machar, një ish-zëvendëspresident i Sudanit.

“Duhet të lejojë kthimin e refugjatëve dhe të zhvendosurve në Sudanin e Jugut dhe sigurimin e ndihmës humanitare”, thuhej në deklaratën e Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar dhe Norvegjisë.

Lufta civile në Sudanin e Jugut filloi në vitin 2013, më pak se dy vjet pasi shpalli pavarësinë nga Sudani dhe çrrënjosi një të katërtën e popullsisë së vendit prej 12 milionë banorësh.

Deklarata bëri thirrje për përmirësim të sigurisë për komunitetet në Sudanin e Jugut dhe për t’i dhënë fund “abuzimeve të tmerrshme ndaj civilëve, nga ana e forcave të sigurisë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat