Zimbabveja voton për herë të parë pa Mugaben - Bota Sot
Zimbabveja voton për herë të parë pa Mugaben

Afrika

E mërkurë, 24 tetor 2018

Zimbabveja voton për herë të parë pa Mugaben

Më: 30 korrik 2018 Në ora: 08:26
Në radhë për të votuan në Zimbabve, 30 korrik, 2018.

Qytetarët në Zimbabve votojnë sot në zgjedhjet e para pa përfshirjen e udhëheqësit shumëvjeçar, Robert Mugabe.

Presidenti themelues i këtij vendi, Mugabe, u rrëzua në një puç vitin e kaluar, pas pothuajse katër dekadash në pushtet.

Garuesit kryesorë në zgjedhjet e sotme presidenciale janë presidenti në detyrë, Emmerson Mnangagwa, nga partia qeverisëse Zanu-PF, dhe udhëheqësi i opozitës, Nelson Chamisa.

Zgjedhjet parlamentare dhe lokale zhvillohen po ashtu.

Rezultatet priten më 14 gusht.

Sondazhet i japin Mnangagwas, 75 vjeç, epërsi të vogël daj rivalit të tij 40-vjeçar, i cili udhëheq Lëvizjen për Ndryshim Demokratik.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test