Një valë e virusit Ebola në Republikën Demokratike të Kongos përbën një rrezik të madh për rajonin, ndonëse rreziku i përhapjes së sëmundjes në mbarë botën u përshkrua si i ulët, njofton Organizata Botërore e Shendetit.
Fluksi është “në krye të shkallës” në kuptim të vështirësisë për t’iu përgjigjur, u tha gazetarëve në Gjenevë doktori Peter Salama, kreu i njësisë së reagimit emergjent të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Rastet e dyshuara janë nën vëzhgim në një sipërfaqe prej 150 kilometra katrorë, ndërkaq rasti i parë për të ngritur alarmin ishte një grua 65 vjeçare e cila ishte shtruar në spital me ethe e që vdiq në fund të korrikut, bëri të ditur Salama.
Më shumë se 20 persona besohet të kenë vdekur nga “shpërthimi” i fundit për të cilin qeveria vendore tha se erdhi si pasojë e konflikteve në mes grupeve të armatosura.
Autoritetet në Kongo deklaruan se 10 ditë më parë, një shpërthim i të njëjtit lloj të Ebola në provincën veri-perëndimore të Evauris kishte përfunduar duke lënë pas 33 viktima.