Qeveria e Sudanit Jugor dhe rebelët arrijnë marrëveshjen për paqe

Afrika

Qeveria e Sudanit Jugor dhe rebelët arrijnë marrëveshjen për paqe

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 23:02
Sudani

Presidenti i Sudanit Jugor dhe kreu i grupit kryesor rebel të vendit nënshkruan sot një marrëveshje përfundimtare të zjarrit dhe për ndarjen e pushtetit.

"Unë i bëj thirrje të gjithëve si udhëheqës i Sudanit Jugor që kjo marrëveshje që kemi nënshkruar sot duhet të jetë fundi i luftës dhe konfliktit në vendin tonë", tha presidenti Salva Kiir.

Ish zëvendës presidenti i Sudanit Jugor dhe udhëheqësi rebel Riek Machar tha pas nënshkrimit, se "sot ne festojmë, jo vetëm në Sudanin e Jugut, por në të gjithë botën".

Sudani Jugor u bë i pavarur nga Sudani në vitin 2011, por lufta civile shpërtheu dy vjet më vonë midis qeverisë të udhëhequr nga Kiir dhe një lëvizje rebele të udhëhequr nga Machar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat