Kuba nis debat publik për ndryshime kushtetuese - Bota Sot
Kuba nis debat publik për ndryshime kushtetuese

Afrika

E hënë, 15 tetor 2018

Kuba nis debat publik për ndryshime kushtetuese

Më: 14 gusht 2018 Në ora: 09:47
Ilustrim

Kuba ka nisur një diskutim të rrallë publik për ndryshim të Kushtetutës që daton nga koha e Luftës së Ftohtë, proces të cilin Qeveria është duke e cilësuar si pjesëmarrje në demokraci, ndërsa kundërshtarët si mashtrim.

Asambleja Kombëtare e Kubës ka miratuar muajin e kaluar disa ndryshime të Kushtetutës së vitit 1976, duke përfshirë amendamentet që do të hapnin rrugë për njohjen e bizneseve të vogla private dhe të drejtat e komunitetit LGBT.

Partia Komuniste ka propozuar që ndryshimet të diskutohen në 35,000 vende të punës dhe takime me komunitetin deri në muajin nëntor.

Pas përfundimit të debatit kjo parti ka njoftuar se projekligji do të dërgohet për votim në muajin shkurt të vitit të ardhshëm.

Mirëpo derisa mediat shtetërore kanë përshëndetur këtë natyrë demokratike të diskutimeve, kundërshtarët kanë thënë se takimet vetëm do të vulosin ndryshimet e propozuara nga udhëheqësia e partisë.

Në këtë shtet, të gjitha sistemet alternative të qeverisjes janë cilësuar kundër-revolucionare, prej revolucionit të Fidel Castros më 1959.

Sidoqoftë, propozime të tilla përbëjnë hapa të vegjël drejt zhvillimit social dhe ekonomik të këtij vendi, pas rënies së Bashkimit Sovjetik.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test