Mbi 80 të vdekur nga fundosja e tragetit në Tanzani - Bota Sot
Mbi 80 të vdekur nga fundosja e tragetit në Tanzani

Afrika

E martë, 13 nëntor 2018

Mbi 80 të vdekur nga fundosja e tragetit në Tanzani

Më: 21 shtator 2018 Në ora: 11:03
Tanzani - foto arkivi

Raportet e medias shtetërore në Tanzani thonë se së paku 86 njerëz kanë vdekur nga fundosja e tragetit në Liqenin Viktoria.

John Mongella, guvernator i rajonit Muanza të Tanzanisë, tha se së paku 37 vetë i kanë mbijetuar fatkeqësisë në liqenin e rrethuar nga Tanzania, Kenia dhe Uganda.

Dhjetëra të tjerë janë të zhdukur, derisa operacioni i kërkimit vazhdon.

Nuk është ende e qartë se sa njerëz kanë qenë në traget në kohën e incidentit.

Por, të tillët janë shpesh të mbipopulluar me qindra njerëz.

Zyra e Qeverisë së Tanzanisë, përgjegjëse për servisimin e anijeve, tha se trageti po udhëtonte midis Ukaras dhe Bugoloras dhe u fundos pranë Muanzas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test