Përdhunohet 7-vjeçarja, zemërim në Afrikën e Jugut

Afrika

Përdhunohet 7-vjeçarja, zemërim në Afrikën e Jugut

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 06:20
I dyshuari u arrestua në vendngjarje dhe u akuzua për përdhunim dhe zotërim lëndësh narkotike.

Afrikano-jugorët kanë shprehur zemërim pas përdhunimit të një vajze 7-vjeçare në një tualet restoranti.

“Një burrë 20-vjeçar dyshohet se e ndoqi vajzën në tualetin e femrave para se ta rrëmbente atë dhe ta përdhunonte në tualetin e burrave”, tha policia.

I dyshuari u arrestua në vendngjarje dhe u akuzua për përdhunim dhe zotërim lëndësh narkotike.

Afrika e Jugut ka shifrat më të larta të përdhunimit në botë. Policia ka regjistruar 40 035 përdhunime në 12 muajt e fundit, një mesatare prej 110 përdhunimesh çdo ditë.

Kjo është një rritje e lehtë në vitin e kaluar, gjë që pa 39.828 përdhunime të regjistruara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat