Së paku 50 të vdekur në aksidentin në Kenia - Bota Sot
Së paku 50 të vdekur në aksidentin në Kenia

Afrika

Së paku 50 të vdekur në aksidentin në Kenia

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 09:27
Pamje nga aksidentin në Keni

(E plotësuar) - Së paku 50 njerëz vdiqën pasi autobusi me të cilin udhëtonin nga kryeqyteti i Kenias, Nairobi, drejt Kisumusë në perëndim, doli nga rruga.

Policia tha se shoferi i autobusit ka humbur kontrollin e automjtetit, i cili ka rënë poshtë një bregu të pjerrët.

Udhëheqësi i Kryqit të Kuq në Kenia, Nicholas Kemboi, tha se në autobus ishin 52 vetë.

Kohë më parë, Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka renditur Kenian në mesin e vendeve më të këqija në botë për sigurinë në rrugë.

Dhjetorin e kaluar, 36 vetë vdiqën nga përplasja e një kamioni dhe një autobusi pranë qytetit Miga.

***

Të paktën 40 persona kanë vdekur pasi një autobus që udhëtonte nga kryeqyteti kenian Nairobi në Kisumu, doli jashtë rrugës, thonë policia.

Policia thotë se numri i të vdekurve mund të rritet, pasi ka ende të bllokuar në autobus. Mes viktimave ka edhe fëmijë.

Mësohet se shoferi ka humbur kontrollin në një vend që njihet për aksidente.

Në autobus po udhëtonin 52 persona në kohën e aksidentit.

Rrugët në Kenia janë të rrezikshme dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e ka renditur Kenian si një nga vendet më të këqija në botë për sigurinë në rrugë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...