Vriten 55 persona në shtetin Kaduna të Nigerisë - Bota Sot
Vriten 55 persona në shtetin Kaduna të Nigerisë

Afrika

Vriten 55 persona në shtetin Kaduna të Nigerisë

Më: 21 tetor 2018 Në ora: 12:43
Kaduna të Nigerisë

Si pasojë e konfliktit të armatosur midis dy komuniteteve në shtetin Kaduna të Nigerisë, 55 persona kanë humbur jetën, kanë bërë të ditur zyrtarët policorë.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se bëhet fjalë për një përleshje midis komunitetit Mysliman dhe atij të Krishterë.

“Përplasjet midis dy komuniteteve në zonën Kasuwan Magani të Kadunas rezultuan në 22 arrestime” ka thënë zyrtari policor, Ahmad Abdur-Rahman, shkruan Euronews.

Ndërsa presidenti i Nigerisë, Muhammadu Buhari, nëpërmjet një deklarate ka dënuar dhunën që po zhvillohet atje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...