Haziri -Veselit: Po të bien ngushtë këpucët e Hashimit

Aktuale

Haziri -Veselit: Po të bien ngushtë këpucët e Hashimit

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 21:13
Lutfi Haziri dhe Kadri Veseli

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri iu është kundërpërgjigj deklaratave të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, i cili u shpreh i befasuar me qëndrimin e LDK-së për të mos iu bashkuar Ekipit Negociator në bisedimet me Serbinë.

Haziri ka thënë se përpjekjet e Veselit për konsensus politik për dialogun kanë qenë zero.

“Kryetarit të PDK’së si duket po i biejnë ngushtë këpucët e Hashimit, e po çalon goxha shumë. LDK në komunikime publike nuk është marrë shumë me Qeverinë. Na jemi marrë me PAN’in, me Qeverinë më pak. Përpjekjet Veseli i ka zero për me ndërtu konsensus për dialogun. Edhe në tryeza, përfaqësuesit e PDK’së kanë qenë dekonstruktiv. Qëndrimet e tyre kanë qenë të paqëndrueshme edhe pa asnjë shenjë me ba konsensus. Opopzitës nuk i bie me ba oferta, por atyre. Kryeministri është përpjek me kriju në konsensus më të gjerë, po edhe ai hoqi dorë dikush”, ka thënë Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat