Daçiq në panikë thotë se Kosova nuk mundet askund pa Serbinë

Aktuale

Daçiq në panikë thotë se Kosova nuk mundet askund pa Serbinë

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 22:11
Ivica Daçiq

Kosova nuk mund të hyjë në asnjë organizatë ndërkombëtare përderisa nuk merret vesh me Serbinë, ka thënë shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq.

Ai, siç përcjell rtv, ka shtuar se pa marrëveshje nuk ka përparim as për Kosovën dhe as për Serbinë.

Ka thënë se Serbia nuk e pranon politikën e aktit të kryer.

Duke u përgjigjur në pyetjen se a mund të rregullohet ndonjë gjë në marrëdhëniet e Serbisë e të Kosovës, Daçiqi ka thënë se mundet, por kush për këtë është që kosovarët ta heqin taksën ndaj mallrave serbe.

“Ne nuk e pranojmë politikën e aktit të kryer dhe në këto kushte dialogu është i pamundshëm”, ka përfunduar Daçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat