Haradinaj: Ka thashetheme se njerëz të LDK-së janë përfshirë në vrasjet e veprimtarëve të saj

Aktuale

Haradinaj: Ka thashetheme se njerëz të LDK-së janë përfshirë në vrasjet e veprimtarëve të saj

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 22:21
Daut Haradinaj

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka folur për vrasjet e veprimtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Haradinaj ka komentuar  në televizionin T7, deklaratat e zyrtarëve të LDK’së se Gjykata Speciale do ta çlirojë shoqërinë e Kosovës.

Ai ka thënë se LDK’ja “kurrë s’ka qenë e interesuar” për zbardhjen e vrasjeve të veprimtarëve të saj politikë.

“Ka plot thashetheme se direkt apo indirekt kanë qenë të implikuar – njerëz apo individë të LDK’së”, është shprehur ai.

“Nuk kanë qenë të interesuar të zbardhen sa kanë qenë në pushtet”, ka shtuar Haradinaj.

“Kanë pasur kompetenca. Prej pasluftës, vetëm njëherë LDK s’ka qenë në pushtet”, ka theksuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat