Veseli: Partitë opozitare frikësohen nga Serbia emrin si t’ia dëgjojnë

Aktuale

Veseli: Partitë opozitare frikësohen nga Serbia emrin si t’ia dëgjojnë

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 23:39
Kadri Veseli

Sipas kryetarit të Kuvendit të Kosovës, roli i presidentit Hashim Thaçi në dialogun me Serbinë, është rol kushtetues.

Ai ka thënë se Thaçi do të vazhdojë bashkë me Ekipin Negociator të Kuvendit për të arritur një marrëveshje me Serbinë.

“Roli i presidentit Thaçi është rol kushtetues. Z.Thaçi do të vazhdojë së bashku me delegacionin, çdo marrëveshje do të shkojë në Kuvend, bashkë do të vendosim”, ka thënë ai.

E opozita, sipas Veselit, nuk po tregohet serioze dhe se “për shkak të inateve të brendshme po e dëmton Kosovën.”

Sipas tij, është presidenti Thaçi ai që luftoi kundër serbëve dhe nuk mund të pritet prej tij një marrëveshje e cila do të ndante vendin. Janë partitë opozitare ato që i frikësohen Serbisë, sipas Veselit.

“Frikësohen emrin si t’ia dëgjojnë”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat