Kosova mbështet Shqipërinë në vendimin për dëbimin e diplomatëve iranianë

Aktuale

Kosova mbështet Shqipërinë në vendimin për dëbimin e diplomatëve iranianë

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 00:17
Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës i ka dhënë mbështetje vendimit të autoriteteve të Shqipërisë për dëbimin e diplomatëve iranianë,  të dyshuar se me veprimet e tyre kanë cenuar sigurinë e Shqipërisë.

“Abuzimi i misionit diplomatike kundër sigurisë kombëtare të vendit nikoqir është i papranueshëm. Ne ndajmë të njëjtin qëndrim me Departamentin Amerikan të Shtetit rreth Iranit”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.

Pak minuta më herët, rreth dëbimit nga Shqipëria të diplomatëve iranianë ka reaguar edhe këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, John Bolton.

ë një koment në profilin e tij në Twitter, Bolton ka shkruar se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sapo ka dëbuar ambasadorin iranian, duke i lajmëruar liderët e Iranit se mbështetja e tyre për terrorizmin nuk do të tolerohet.

“Ne e mbështesim kryeministrin Rama dhe popullin shqiptar përderisa ata ngriten kundër ndaj sjelljeve të pamatura të Iranit në Europë dhe në mbarë globin”, ka shkruar John Bolton.

Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë ka konfirmuar dëbimin e dy diplomatëve iranianë, nën dyshimin se me aktivitetet e tyre kanë kërcënuar sigurinë kombëtare të Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat