Thaçi thotë se në Bruksel rikonfirmoi përkushtimin e Kosovës për marrëveshjen me Serbinë

Aktuale

Thaçi thotë se në Bruksel rikonfirmoi përkushtimin e Kosovës për marrëveshjen me Serbinë

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 08:11
Presidenti i vendit Hashim Thaçi , Frederica Mogherini

Presidenti i vendit Hashim Thaçi një ditë më parë qëndroi në Bruksel ndërsa ka bërë të ditur se ka rikonfirmuar përkushtimin e Kosovës për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë.

Përmes një posti të tij në Twitter, Thaçi ka treguar se në kuadër të kësaj marrëveshje e cila pritet të jetë historike mes Kosovës e Serbisë,  ka kërkuar të mundësohet një rezolutë e re për vendin si dhe anëtarësimin në organizata të ndryshme ndërkombëtare,

”Në Bruksel rikonfirmova përkushtimin e Kosovës për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse në mes të Kosovës dhe Serbisë, duke mundësuar rezolutë të re dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB, NATO e Bashkim Europian si dhe finalizimin e paqes dhe pajtimit në Ballkan! Falënderova Udhëheqësit e BB-së për mbështetje”, shkruan Thaçi.

Kjo vizitë në Bruksel e presidentit Hashim Thaçi u zhvillua në kuadër të takimit të liderëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat