Mediat serbe “zbulojnë” detaje nga përplasja e Haradinajt me Mogherinin në Bruksel

Aktuale

Mediat serbe “zbulojnë” detaje nga përplasja e Haradinajt me Mogherinin në Bruksel

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 08:53
Ramush Haradinaj dhe Federica Mogherini

Edhe pse kanë kaluar disa ditë nga takimi i Haradinajt me Mogherinin në Bruksel, mediat në Serbi po vazhdojnë të merren me këtë takim të tensionuar.

Gazeta serbe Blic, në një artikull kushtuar kësaj ngjarje, shkruan se një takim që nisi mjaft mirë, përfundoi në mënyrë të trazuar.

Kjo gazetë duke u thirrur në burimet e veta diplomatike, pretendon se Mogherini ishte e shqetësuar nga insistimi i Haradinajt për të mos e hequr taksën.

“Nga qarqet dipomatike na është thënë se takimi filloi normalisht, por përfundoi në mënyrë të trazuar dhe rezultati nuk kishte të bënte vetëm me anulimin e konferencën, por edhe me një deklaratë të përbashkët që nuk ishte lëshuar. Mogherini ishte e mërzitur sepse Haradinaj gjatë gjithë kohës fajin për taksën e zhvendosi në Serbi. Atmosfera sipas burimeve ishte shumë e keqe. Ata u zemëruan dhe askush nuk donte të heqte dorë nga qëndrimet e veta”, shkruan kjo gazetë.

Sipas këtij shkrimi, takimi kishte qenë i parashikuar sa do të zgjaste, dhe që delegacionit të Kosovës kjo nuk i pëlqeu.

“Në fillim temat ishin sundimi i ligjit dhe reformat. Megjithatë Mogherini bëri shumë kritika për traiën 100%, duke thënë se është shkelje, e duke bërë thirrje që Prishtina ta tërheqë atë vendim”, thonë burimet e Blicit serb.

Gazeta serbe thotë se kryeministri Haradinaj i dëgjoi të gjitha, the tha publikisht se nuk e ka ndërmend të tërhiqet.

Pas kësaj ai ngriti edhe akuza të ashpra për dështimin që BE-ja t’ia jap liberalizimin e vizave qytetarëve të Kosovës.

“Ai tha se ideja për territoret shkatërroi dialogun dhe pozitën e BE-së. Ai gjithashtu deklaroi që kushdo që e pranon idenë e ndryshimit të kufijve është tradhtar”, citojnë burimet serbe.

Problemet në këtë takim i kishte konfirmuar edhe vetë pala e Kosovës.

Nga qeveria ishte thënë që konferenca ishte anuluar për shkak të dallimeve në qëndrime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat