Në vitin 2018 Policia e Kosovës ka konfiskuar 1171 armë

Aktuale

Në vitin 2018 Policia e Kosovës ka konfiskuar 1171 armë

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 11:01
Pamje nga lansimi i fushatës

(E plotësuar) - Ministria e Punëve të Brendshme ka lansuar sot fushatën për legalizimin e armëve me moton "Me letra, legalizoje armën", proces ky i cili mund të bëhet nga 17 dhjetori deri në 17 qershor të vitit 2019.

Koordinatori i Strategjisë për kontrollimin e armëve të vogla dhe të eksplozivëve, Izmi Zeka, u shpreh se fillimi i këtij procesi ndikon pozitivisht në sigurinë e Kosovës, pasi përmes kësaj fushate mundësohet që qytetarët e Kosovës t’i mbajnë armët që i posedojnë me leje pa i fshehur ato.

Sipas tij, ndonëse Kosova ka bërë progres në kontrollin e armëve ende mbetet sfidë kontrollimi i tyre, pasi mbi 20 mijë armë ilegale janë të duart e qytetarëve.

Zëvendësministri i MPB-së deklaroi se në 10 vjetët e fundit politika kosovare ka krijuar mekanizma për parandalimin e trafikimit të armëve ilegale.

Zeka: Keqpërdorimi i armëve të paligjshme shqetësim për sigurinë publike

“Përkundër progresit keqpërdorimi i armëve dhe trafikimi i tyre i paligjshëm mbesin një shqetësim për sigurinë publike për Republikën e Kosovës dhe rajonin tonë, pasi ato ushqejnë krimin e organizuar dhe terrorizmin global. Tregtia ilegale e armëve dhe municioneve dhe krimet me armë janë ulur ndjeshëm në krahasim me vitet e mëparshme. Institucionet e Republikës së Kosovës kanë krijuar mekanizma adekuat për luftimin e trafikimit të pa ligjshëm. Që nga viti 2008 Policia e Kosovës ka konfiskuar rreth 14 mijë e 294 armë, dhe 10 mijë e 810 armë janë shkatërruar, posedimi i armëve të paligjshme u zvogëlua”, tha Zeka.

Drejtori i Departamentit për Hetime në Policinë e Kosovës, Riza Shillova tha se ligji për armët e përcakton se afati kohor për legalizim të armëve është 6 muaj brenda një viti kalendarik, kurse afati kohor për dorëzimin e armëve dhe municionit do jetë 3 muaj brenda 3 viteve.

Sipas tij, Policia e Kosovës është e mobilizuar për fillimin e fushatë për legalizim të armëve, dhe qytetarët që posedojnë armë pa leje mund të bëjnë kërkesë për t’i legalizuar ato në stacionet më të afërta policore.

Shillova tha se përmes kësaj kampanje mundësohet kontrollimi më i mirë i armëve në Kosovë.

Posedimi i armëve ka shkaktuar numër të madh të veprave penale, ndërsa procesi për dorëzimin  dhe legalizimin e tyre ndikon në uljen e vrasjeve. Policia e Kosovës në vitin 2018 ka konfiskuar 1171 armë, dhe rreth 13 mijë copë municion, dhe shifra të tilla sipas tij tregojnë se qytetarët posedojnë armë të shumta.

Shillova: Këtë vit kemi konfiskuar 1171 armë, dhe rreth 13 mijë copë municion

“Ne kemi edhe një numër të madh edhe të veprave penale, të cilat kryhen si rezultat i përdorimit të armëve, por kemi edhe raste dhe incidente tjera të cilat shkaktojnë rreziqe për qytetarët prandaj një proces i tillë mendojë që është në frymën e reduktimit dhe zvogëlimit të krimit. Brenda këtij viti kemi 31 vrasje që janë kryer me armë zjarri, prandaj ne dëshirojmë që efekti i kësaj kampanje ose i këtij ligji të jetë edhe në drejtim të reduktimit të krimit, reduktimit të vrasjeve, që është nga veprat më të rënda penale. Në vitet paraprake ne kemi konfiskuar një sasi të madhe të armëve dhe municioneve. Edhe pse ky trend i konfiskimeve ka rënë, ne po ballafaqohemi më shumë me posedim të armëve sesa me trafikimi. Në vitin 2017,  kemi pasur 1211 armë të konfiskuara, derisa vitin 2018 kemi 1171 armë të konfiskuara dhe rreth 13 mijë copë municion”, ka pohuar ai.

Ndërsa, Alessandra Roccasalvo  nga UNDP u shpreh se fushata për legalizimin e armëve e bën Kosovën vend të sigurt, dhe model për vendet e rajonit.

Roccasalvo: Kosova është vend i sigurt

 

“Jam e lumtur që kemi filluar me fushatën tash, kurrë nuk është vonë kurdo që e bëjmë është pika e duhur në kohë dhe përfundimisht është ministria dhe Policia që po e udhëheqin këtë dhe ne po i mbështesim në aspektin teknik dhe financiar. Kosova është një vend i sigurt, por mund të jemi edhe një model dhe si pikë referente edhe për pjesën tjetër regjionin”, ka deklaruar ajo.

Ndryshe, fushata për legalizimin e armëve është përkrahur financiarisht nga UNDP dhe Qeveria gjermane.

Lansohet fushata ‘me letra’ për legalizimin e armëve

Fushata për legalizimin e armëve është paraqitur sot nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Kjo fushatë ka për qëllim vetëdijesimin e qytetarëve të Kosovës për të bërë legalizimin e armëve.

“Përhapja e armëve të vogla dhe të lehta, në Kosovë dhe posedimi i pa kontrolluar paraqesin kërcenim për jetën e njerëzve rendin dhe sigurinë publike dhe zhvillimin ekonomik”, tha zëvendës ministri, i MPB-së, Izmi Zeka.

Sipas Zekës, numri i armëve të mbajtura ilegalisht kap shifrën 200 mijë.

Në raportin e publikuar nga MPB, janë paraqitur edhe disa statistika përmbledhëse për konfiskimin e armëve nga ana e policisë.

Sipas raportit, në bazë të anketave me qytetarë kosovar, 67 % e kosovarëve ndihen të siguritë në mjediset e jashtme, ndërsa 68%  të tjerë janë të kënaqur me punën që bën Policia e Kosovës.

Numri i armëve të paligjshme në periudhat 2006-2015 ka rënë për 34%, ose më saktë për 130 mijë armë.

Në raport është i përfshirë edhe shkatërrimi i armëve ndër vite: në vitin 2013 policia ka shkatërruar 1325 armë, në vitin 2014 janë shkatërruar 3581 armë zjarri, në vitin 2015 janë shkatërruar 1742 armë zjarri, në vitin 2016 janë shkatërruar 2382 armë zjarri dhe në vitin e kaluar 102 armë zjarri.

“Është mirë që çdo qytetar që mbanë armë pa leje t’i legalizojnë ato, kjo krijon një mundësi dhe një siguri të qetë”, tha Zeka.

Drejtori i Departamentit për Hetime në Policinë e Kosovës, Riza Shillova tha se është kënaqësi që edhe PK të jetë pjesë e kampanjës e cila ka për qëllim që qytetarët që mbajnë armë pa leje t’i legalizojnë ato.

“Ne synojmë që me anë të kësaj kampanje të kemi një kontroll më të mirë të armëve në Kosovë. Dëshiroj të theksoj se policia, një nga objektivat dhe prioritetet kryesore në fushën e krimit ka pasur posedimin e armëve të paligjshme”, tha Shillova.

Sipas Shillovës, një proces i tillë i legalizimit të armëve do të ulë edhe veprat penale të vrasjeve.

“Brenda këtij viti kemi 31 vrasje që janë kryer me armë zjarri, prandaj dëshirojmë që efekti i kësaj kampanje të jetë në reduktim të këtij krimi dhe veprave tjera penale”, tha Shillova.

Alessandra Roccasalvo, nga UNDP e cila përkrah kampanjën për legalizim të armëve tha se posedimi ilegal ende po merr jetë dhe po vë në rrezik jetën publike.

“Kjo fushatë është më se e mirëpritur”, tha Roccasalvo.

Ajo shtoi se UNDP është e përkushtuar që të promovoj procesin e sigurisë sidomos në Kosovë.

“Do të qëndrojmë këtu bashkërisht në këtë rrugëtim, pa marrë parasysh a jemi këtu për legalizim të armëve, apo shkatërrim të armëve apo edhe për të ju ndihmuar me ndonjë ligj tjetër e cila do t’i ndihmonte vendit”, tha Roccasalvo.

***

Ministria e Punëve te Brendshme ka organizuar konferencë për media ka lansuar me fushatën për legalizimin e armëve me moton "me letra", cila mund të bëhet nga 17 dhjetorit deri në 17 qershorin e vitit 2019.

Koordinatori i Strategjisë për kontrollimin e armëve të vogla, dhe të eksplozivëve, Izmi Zeka, tha se ky proces është me rëndësi për Kosovën dhe një prej prioriteteve të MPB në adresimin e saj për kontrollin e armëve të vogla dhe të lehta.

Sipas tij, ndonëse Kosova ka bërë progres në kontrollin e armëve ende mbetet sfidë kontrollimi i armëve, derisa ka theksuar se Policia e Kosovës ka sekuestuar rreth 14 mijë armë.

Zeka tuje tha se përdorimi i armëve të vogla dhe të lehta paraqesin kërcenim për qytetarët dhe jetën e tyre dhe gjendjen socioekonomike.

Kurse, Riza Shillova nga Departamenti për Hetime në Policinë e Kosovës tha se posedimi i armëve ka shkaktuar numër të madh të veprave penale, ndërsa procesi për dorëzimin  dhe legalizimin e tyre ndikon në uljen e vrasjeve.

“31 vrasje janë kryer nga armët e zjarrit. Kemi konfiskuar armë edhe pse ky trend i konfiskimit ka rënë. Në vitin 2017 kemi 1200 armë të konfiskuara, kurse ne vitin 2018 kemi 1171 armë rreth 13 mijë copë municione dhe këto shifra tregojnë se kemi sasi të madhe të armëve që i posedojnë qytetarët", tha ai.

Kurse, Nga UNDP, Alessandra Roccasalvo u shpreh se posedimi i armëve të vogla në tërë botën dhe regjion po e vë në rrezik sigurinë publike, zhvillimin ekonomik dhe po merr jetë.  Ajo shtoi se Kosova është vend i sigurt me një shoqëri të sigurt dhe se mund të jetë model dhe pikë referente për rajonin.

Ministria e Punëve të Brendshme mban konferencë për procesin e legalizimit në përputhje me Ligjin nr. 05/l –134, si dhe njoftimin lidhur me fushatën për legalizim të armëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat