KDI: Buxhet më i madh i shtetit, financa më shumë për partitë

Aktuale

KDI: Buxhet më i madh i shtetit, financa më shumë për partitë

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 11:20
Instituti Demokrati i Kosovës (KDI)

Instituti Demokrati i Kosovës (KDI), ka mbajtur takim diskutues në lidhje me analizën e shkurtër mbi financimin e subjekteve politike dhe transparencën në fushatë.

Përmes një dokumenti, drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, tregoj për mënyrën e transparencës në fushata, se si subjektet politike duhet të publikojnë shpenzimet që bëhen gjatë fushatës zgjedhore.

“Ky është një dokument diskutues që shkon më tutje. Dje kemi pare në komisionin për buxhet disa rekomandime që i kemi dhënë më herët të cilat janë përfshirë në ligj. Ligji i djeshëm nga ajo që kemi arrit me pa i adreson disa çështje, por natyrisht ka çështje që mund të diskutohen”, tha Kryeziu.

Ndërsa, Florent Spahija nga KDI ka bërë prezantimin e analizës “Partitë politike vs  transparenca në fushatë” tha se ky punim është i treti me radhë dhe ka të bëj me financimin dhe fushatën gjatë zgjedhjeve.

Sipas tij, me rritjen e buxhetit, rritet e financimi i subjekteve.

“Kufizimet financiare gjatë fushatës zgjedhore mbështetët nga buxheti i shtetit dhe sa herë të rritet buxheti i shtetit do rritet edhe financimi i subjektit në fushatë, 50 cent për një votues. Ligji e ka bërë një definim që shpenzimet duhet të fillojnë 6 muaj para zgjedhjeve dhe shpenzimet duhet të regjistrohen si shpenzime të fushatës zgjedhore”, tha Spahija.

Në punim janë propozuar standardet të cilat sipas KDI-së duhet të bëhen.

Njëra ndër to sipas KDI, është edhe publikimi i financave të secilit kandidat në fushatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat