Gani Geci ndërron mbiemrin, pasi e ngatërruan me Sabit Gecin

Aktuale

Gani Geci ndërron mbiemrin, pasi e ngatërruan me Sabit Gecin

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 13:22
Gani Geci

Ish-deputeti Gani Geci përmes një shkrimi në facebook ka thënë se ka vendosur të ndërroj mbiemrin nga Geci në mbiemrin e vjetër të familjes, atë Bajraktari.

Këtë vendim ai e ka marrë për shkak të ndërrimit të emrit me Sabit Gecin në një raportim për krim të organizuar dhe fajde.

Ai në këtë shkrim ka theksuar se Sabit Geci me pagesë të vëllëzërve Thaçi ka maltretuar e vrarë shqiptarë, për të cilat thotë se i mbetët Speciales që t’i vërtetojë.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Të nderuar qytetarë,
për hir të së vërtetës unë nga sot do ta ndërroj mbiemrin nga Geci në mbiemrin e vjetër të familjes time që gjyshi im Halil Bajraktari e mbante me krenari.
Arsyea e ndrrimit te mbiemrit ështe ngatrresa ime me Sabit Gecin

Sabit Geci ështe ish anëtar i Shtabit të Hashim Thaçit i ciliose me pagesë të vëllezërve Thaçi ose me urdhër të Hashim Thaçit ka arrestuar,ka maltretuar ose edhe ka vrarë Shqiptarë, anëtarë të LDK-së i mbetet GjykatësSpeciale ti vërtetoj këto.
Llaushë.
Me respekt,
GANI BAJRAKTARI.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat