Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinionin se sipas kërkesës së kësaj prokurorie, me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, sot, më 20 dhjetor 2018, janë kontrolluar 11 lokacione të ndryshme lidhur me hetimin që është duke e zhvilluar Prokuroria Speciale për veprat penale “fajdeja” nga neni 343 i KPRK-së, “detyrimi” nga neni 340 i KPRK-së, dhe “pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 283 të KPRK-së.
Prokuroria Speciale njofton se deri më tani, janë të ndaluar 5 persona, ndërsa dy të tjerë gjenden ende në arrati, për të cilët Policia është duke e trajtuar rastin.
Burime të medias thonë se djemtë e Sabit Gecit, Kushtrim dhe Alban Geci, ende nuk kanë arritur të kapen nga policia.
E prokuroria Speciale thotë se pasi ta kenë raportin informues me këtë urdhër kontrolle, do të veprohet me procedura tjera sipas KPP-së.
Media ka raportuar tek sot në orët e para të mëngjesit se pjesëtarë të Njësisë Speciale u drejtuan në shtëpinë e ish-ushtarit të UÇK-së, Sabit Geci. Djemtë e Sabit Gecit po dyshohet për përfshirje në fajde, detyrim e krim të organizuar.