Abrashi i mban shpresat te rekomandimi i Komisionit të Venecias për garën në Prishtinë

Aktuale

Abrashi i mban shpresat te rekomandimi i Komisionit të Venecias për garën në Prishtinë

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 15:31
Isa Mustafa, Arban Abrashi dhe Ismet Beqiri

Arban Abrashi vazhdon të thirret në rekomandimin lidhur me garën e balotazhit në Prishtinë. Duke u thirrur në burime brenda LDK-së, është raportuar se Komisioni i Venecias ka dalë me një rekomandim lidhur me garën e balotazhit në Prishtinë. Por, në një prononcim zyrtar nga LDK-ja thonë se nuk kanë informacione për këtë dhe se janë informuar vetëm nga mediat.

Sipas burimeve brenda LDK-së, ky Komision i ka rekomanduar Gjykatës Kushtetuese të përsëritet balotazhi.

Por, në një prononcim zyrtar nga LDK-ja thuhet se ata as që janë në dijeni për diçka të tillë dhe se janë duke u informuar vetëm nga mediat.

Mirëpo, se ka ndodhur diçka e tillë e kanë mohuar Komisioni i Venecias dhe Gjykata Kushtetuese, të cilat kanë demantuar këto lajme.

Megjithatë, Arban Abrashi, i cili është ankuar në Kushtetuese kundër Shpend Ahmetit për balotazhin e zgjedhjeve të vitit 2017, me anë të një postimi në Facebook, ka vazhduar të thirret në këtë rekomandim. Ndonëse Gjykata Kushtetuese dhe Komisioni e kanë mohuar.

“Mirëpres rekomandimin e Forumit të Venecias, rreth kërkesës kushtetuese për përsëritjen e balotazhit për kryetar të Komunës së Prishtinës. Shpresoj në vendim të drejtë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Dihet kush merret me fakenews, dihet kush hap qindra profile të rreme në FB, dihet kush po bënë ç'mos të mbet në pushtet!”, ka shkruar Abrashi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat