Veseli fton presidentin, kryeministrin, ekipin negociator dhe opozitën për t’u koordinuar për dialogun

Aktuale

Veseli fton presidentin, kryeministrin, ekipin negociator dhe opozitën për t’u koordinuar për dialogun

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 15:42
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka ftuar në një takim të përbashkët presidentin, kryeministrin, ekipin negociator, si dhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare nga partitë opozitare ende të papërfaqësuara në ekipin negociator, LDK dhe VV, për t’u koordinuar për dialogun.

Deklarata e plotë e kryeparlamentarit Kadri Veseli:

Në këto momente të rëndësishme, kur Kosova përgatitet për fazën finale të dialogut me Serbinë, Kuvendi i Republikës së Kosovës do të jetë vendi i unitetit.

Si kryetar i Kuvendit, do t’i ftoj për të mërkurën, në orën 10:00, presidentin, kryeministrin, ekipin negociator, si dhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare nga partitë opozitare ende të papërfaqësuara në ekipin negociator, LDK dhe VV.

Do të mblidhemi për të trajtuar temat e dialogut, të cilat janë të domosdoshme për arritjen e marrëveshjes finale, që Kosovës ia siguron njohjen nga Serbia, ulësen në OKB dhe anëtarësimin në NATO e BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat