Limaj takon Apostolovën, e njofton për punën e delegacionit për bisedime

Aktuale

Limaj takon Apostolovën, e njofton për punën e delegacionit për bisedime

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 17:40
Pamje nga takimi

Bashkëkryesuesi i Delegacionit shtetëror të Kosovës për bisedime me Serbinë, Fatmir Limaj, ka pritur sot në takim shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Ai me këtë rast e ka njoftuar Apostolovën se delegacioni shtetëror ka mbajtur një ditë më parë mbledhjen konstituive, ku janë marrë disa vendime me qëllim të funksionalizimit të plotë të këtij delegacioni.

Po ashtu, Limaj e ka njoftuar Apostolovën edhe për takimet që sot kanë zhvilluar me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli dhe kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ndryshe, një ditë më parë ka nisur punën zyrtarisht delegacioni shtetëror për bisedime, i cili udhëhiqet nga kryetari i Nismës, Fatmir Limaj dhe ai i PSD-së, Shpend Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat