Dallimi AKR-PSD: Me vota të partive tjera sot "udhëheqin" dialogun

Aktuale

Dallimi AKR-PSD: Me vota të partive tjera sot "udhëheqin" dialogun

Nga: N.Sh Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 20:49
Behgjet Pacolli dhe Shpend Ahmeti

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli përmes një postimi në Facebook, ka shkruar për AKR-në dhe PSD-së.

Ai tregon për dallimin mes këtyre dy partive politike. Për AKR-në e cila hyri në koalicion parazgjedhor me LDK-në ku morri vota edhe nga elektorati i LDK-së, pastaj doli nga koalicioni dhe u fut në Qeveri për të marrë shuam ministri.

Ndërsa për PSD-në, thotë se u futën në zgjedhje si kandidatë të VV-së, morën vota dhe pastaj u bënë pjesë e Ekipit të Thaçit pa marrë asnjë post ekzekutiv.

Avdyli, me këtë rast thotë se më shumë burrëri janë veprimet e AKR-së sesa shtirja e PSD-së, sepse, ata sipas tij, nuk kanë mandat as nuk e përfaqësojnë opozitën.

Ky është shkrimi i plotë:

Dallimi mes AKR-së dhe PSD-së. Derisa AKR hyri në koalicion parazgjedhor me LDK-në, morri vota edhe nga elektorati i LDK-së, ajo doli nga koalicioni , e u fut në Qeveri me pazar të madh duke marrë më shumë ministri se deputetë.

Deputetët e PSD u futën në zgjedhje si kandidatë të VV-së, morrën vota në emër të një kauze tjetër e u bënë pjesë e Ekipit të Thaqit, edhe pa marrë asnjë post egzekutiv. Ata po shtiren kinse po udhëheqin me dialogun,duke u bërë pjesë e një trupe këshilldhënese e Thaqit , e tërë kjo vetëm përgaditje të terrenit për marreveshjen e thaqi Vuqiq për korrigjim të territorit. Në çdo shtet , dialogun e udhëheq Qeveria, dhe askush sot spo e bart dertin që Jeremiqi apo Shesheli sështë në dialog me Kosovën por vetem Vuqiq e Daqiq, kurse këtu pse u dashka që liderët opozitarë të bartin çantat e Thaqit në Bruksel .

Ky insistim për të marrë PSD- në në dialog nuk është pse iu duhen për dialog por iu duhen mandadet e tyre për të kontrabanduar vendime në Kuvend e për të vazhduar agoninë e Qeverisjes së pakicës . Frika e PSD-së për mosshkuarje në zgjedhje , po i shtynë për të bërë akrobacione të çuditshme politike, për të qenë edhe pjesë e ekipit të Thaqit , edhe pa poste qeveritare , ku kryetari i tyre e ka lënë Prishtinën në terr e duke shëndrruar në Kandahar vetëm për ti ruajtuar postet e tyre të pamerituara, e duke u shtirë si opozitë , e duke qëndruar më besnik se vetë deputetët e pozitës .

Shumë më burrëri po duken veprimet e AKR-së se shtirja e PSD- së sepse ata as skanë mandat as nuk mund të përfaqësojnë opozitën në asnjë trup, por munden të behen pjesë këshilltarëve të Thaqit në emer personal. E dialogun e bënë Qeveria legjitime me mbi 51% të votave , e opozita e mirëfilltë e korigjon dhe sipas interesit të vendit ia jep përkrahjen apo refuzon rezultatin e këtij dialogu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat