Edita Tahiri u ligjëron deputetëve në Mianmar mbi demokracinë dhe aftësitë negociuese

Aktuale

Edita Tahiri u ligjëron deputetëve në Mianmar mbi demokracinë dhe aftësitë negociuese

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 23:21
Edita Tahiri

Edita Tahiri ndodhet me një mision në shtetin aziatik, Mianmar.

Ajo siç ka njoftuar vet, është duke ju ligjëruar deputetëve në këtë shtet mbi demokracinë dhe aftësitë negociuese.

“Kam kënaqësi që të punojë me deputetët e Mianmar mbi demokracinë dhe aftësitë negociuese, gjatë kësaj jave. Jeta është të marrësh dhe të japësh. Të tjerët na kanë mësuar neve në Kosovë në tranzicionin demokratik. Ëndrra ime është bërë realitet që të ndihmojë të tjerr për qëllimet e njëjta”, ka shkruar Tahiri në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat