Për femrat serbe që lobuan në Interpol flet ish-deputeti: Veç Behgjet Pacolli mund ta thotë këtë

Aktuale

Për femrat serbe që lobuan në Interpol flet ish-deputeti: Veç Behgjet Pacolli mund ta thotë këtë

Nga: N.H Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 16:45
Behgjet Pacolli

Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli ditë më parë ka folur edhe për anëtarësimin e Kosovës në Interpol, ku ka thënë se Kosova ka bërë një punë të madhe, por sipas tij lobimi që ka bërë Serbia ka ndikuar te disa shtete.

Ai ka marrë edhe një shembull se si shteti serb ka ndikuar te shtetet për mos anëtarësimin e Kosovës në këtë institucion të sigurisë.

Lidhur me ketë, një koment e ka bërë edhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Driton Tali. Sipas tij ky është një arsyetim që mund të përdorët vetëm nga Behgjet Pacolli.

“M'u arsyetu se "Serbia përdori femra t'bukura" kundër pranimit të Kosovës në Interpol, këtë mund ta thotë veç dikush si Behgjet Pacolli”, ka shkruar Tali në Facebook.

Ja postimi i tij i plotë:

M'u arsyetu se "Serbia përdori femna t'bukura" kundër pranimit të Kosovës në Interpol, këtë mund ta thotë veç dikush si Behgjet Pacolli.

Merre me mend, me "prostituta" t'i korruptojë shtetet që për ndryshe njihen si vende "turistike për prostitucion" si Rep Domenikane, Kongo, Uganda, Filipinet, Brazili, Meksiko...

Kjo i bie si dikush me korruptu Arabinë Saudite me zallë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat