I arrestuari për fajde është kryetar i AAK-së në Vranjevc - Bota Sot
I arrestuari për fajde është kryetar i AAK-së në Vranjevc

Aktuale

I arrestuari për fajde është kryetar i AAK-së në Vranjevc

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 16:52
Dalip Ibrahimi

Dalip Ibrahimi njëri prej 5 të arrestuarve nga Policia e Kosovës nën dyshimin për fajde, është pjesë e partisë së kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinajt.

Ibrahimi është zyrtar i lartë në AAK, madje ai udhëheq me degën e kësaj partie në Vranjefc të Prishtinës.

Ramush Haradinaj, Dalip Ibrahimi

I njëjti siç mësohet është person i afërt me Enver Sekiraqen.

Madje, Ibrahimi kishte mbetur i plagosur në incidentin me armë në të cilin ishte i përfshirë Sekiraqa, pasi që ai ishte bashkë në automjetin e njëjtë me të, kur vetura u gjuajt me armë.

Brahimi ka qenë i akuzuar edhe më parë në një rast për pastrim parash me toka në Çagllavicë, përfshirë Mehmet Prishtinën, shoferin e Azem Sylës, Arton Vilën dhe biznesmenë të lidhur me PDK-në, siç është Bejtush Zhugolli.

Gjykata Themelore në Prishtinë sot u ka caktuar nga 30 ditë paraburgim Ibrahimit dhe katër personave të tjerë, të arrestuar nën dyshimet për krim të organizuar, detyrim dhe fajde.

Dalip Brahimi, Rrahim Brahimi, Ismet Salihu, Lulzim Berisha dhe Bujar Gërbeshi do të qëndrojnë nën masën e paraburgimin për 30 ditë me vendim të Gjykatës.

Në vendimin e Gjykatës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë të arrestuarve thuhet se ekziston rreziku që të njëjtit të arratisen.

“Gjykata ka konstatuar se lënia e tyre në liri do te rrezikonte arratisjen e tyre. Dhe rreziku se të njëjtit mund ta kryejnë veprën penale”, thuhet në vendimin e Gjykatës.

Image
Image
Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...