Italia mbështetë delegacionin shtetëror negociues thotë PSD

Aktuale

Italia mbështetë delegacionin shtetëror negociues thotë PSD

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 18:14
Ahmeti dhe Sardi

Kryetari i Partisë Socialdemokrate dhe bashkëdrejtuesi i delegacionit shtetëror për dialogun Shpend Ahmeti, ka pritur sot në Prishtinë, ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi.

Shpend Ahmeti e njoftoi diplomatin italian me planin e punës dhe me përkushtimin e delegacionit shtetëror, për transparencë gjatë procesit të dialogut.

Duke e shprehur mbështetjen e Republikës së Italisë për dialogun, Piero Cristoforo Sardi përshëndeti konsensusin e arritur dhe formimin e delegacionit shtetëror të Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat