Sejdiu: Nuk duhet të jemi peng i Listës Serbe

Aktuale

Sejdiu: Nuk duhet të jemi peng i Listës Serbe

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 18:36
Dardan Sejdiu

Pas votimit në parim të projektbuxhetit për vitin 2019, shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate, Dardan Sejdiu është shprehur se këtë projektbuxhet e kanë votuar për arsye të zotimit të kryeministrit karshi kërkesave të tyre.

Sipas tij, me arritjen e atyre kërkesave do të përfitojnë shumë, sidomos punëtorët në sektorin e shëndetësisë.

Ndërsa, theksoi se marrëveshja përfundimtare me Serbinë është shumë e rëndësishme, siç thotë ai, sa më shpejtë duhet ecur përpara.

Sejdiu: Kërkesat tona janë publike

“Në fakt është tepër me rëndësi që zotimet, kërkesat tona u shpërfaqen në Kuvend janë publike dhe zotimi i kryeministrit është publik. Mua më duhet që  edhe një herë të potencoj që në rrethanat dhe konteksti që gjendet Republika e Kosovës, ne nuk guxojmë që të jemi peng i Listës Serbe, instrument i Vuqiqit  në një situatë ku po ecim përpara rreth një marrëveshje përfundimtare. Pra, buxheti i Republikës së Kosovës me gjitha mangësitë që i ka, ne si PSD i përkrahim në parim duke bazuar në zotimin e kryeministrit në plotësimin e pesë kushteve që i kemi paraqitur”, tha ai.

Ndër të tjera, ai i renditi kërkesat që i kanë pranuar qeveria.

Sejdiu: Kërkesat tona janë shumë të rëndësishme

“Edhe një herë po i përsërisë këto pesë kushte. Kushti i parë është i domosdoshëm është që ligji për paga të miratohet në lexim të dytë të projektbuxhetit, pra në të njëjtën seancë këtu me theks të veçantë tek punëtorët e shëndetësisë, pra ligji për paga i cili e zgjidhë problemin një herë e përgjithmonë themi, kështu sa i përket sektorit publik. Gjithashtu, kemi kërkuar që të hënën me datën 24 dhjetor 2018 të procedohet nga qeveria për në kuvend ligji për dialogun. Kjo është pjesë integrale e rezolutës që e kemi votuar për delegacionin shtetëror për dialogun me Serbinë. Gjithashtu, kemi kërkuar që qeveria të sjell ligjin për qeverinë, jo më larg se tetë muaj se sot me këtë ligj në mënyrë pa ekuivoke të definohet që asnjë ministri nuk mund t’i ketë se dy zëvendësministra, në këtë formë e reduktojmë këtë barrën buxhetore që e ka kjo qeveri që e rëndon taksën së qytetarit të Repu blikës së Kosovës. Gjithashtu, kemi kërkuar s’i kërkesë të katërt funksionalizimin e ministrisë së bujqësisë dhe shkarkimin e ministrit aktual i cili  tash e një kohë është duke ushtruar detyrën”, tha Sejdiu.

Me gjashtë e dy vota për, sot gjatë ditës u votua projektbuxheti për vitin 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat