Konjufca akuzon PSD’në: E keqpërdoren votën e qytetarëve, tash po bëhen pjesë e qeverisë

Aktuale

Konjufca akuzon PSD’në: E keqpërdoren votën e qytetarëve, tash po bëhen pjesë e qeverisë

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 23:40
Glauk Konjufca

Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka folur për miratimin e buxhetit për vitin 2019 në Kuvendin e Kosovës, me votat e Partisë Socialdemokrate të Shpend Ahemtit. Konjufca ka kritikuar ish-kolegët e tij, duke thënë se tashmë janë bërë pjesë qeverisë.

Konjufca në DPT te Fidani ka thënë se me votën për miratim të buxhetit të vitit 2019, PSD është bërë pjesë e qeverisë Haradinaj.

Ai ka thënë se “tashmë vetëm duhet të dihet çmimi që është shitur PSD”.

“ PSD veç është bërë pjesë e qeverisë. Tash mund të pritet ndonjë reformim i qeverisë dhe PSD të marr pjesën e vet”, ka thënë Konjufca.

Deputeti i VV’së, ka thënë se PSD ka gabuar që i është bashkuar Ekipit Negociator, pasi sipas tij më këtë veprim veç është forcuar Hashim Thaçi.

“ Hashim Thaçi është kryesori në këtë ekip. Këta tjerët mund të shkojnë në Bruksel, por nuk do të kenë takime në nivele të larta”.

Konjufca ka thënë se PSD po bëhet patericë e qeverisë dhe është duke i keqpërdorur votat e qytetarëve.

“ Ata sa kanë qenë pjesë e VV’së e kanë kritikuar qeverinë. E kanë kritikuar edhe Thaçin, tash ata po bashkëpunojnë edhe me qeverinë edhe me Thaçin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat