Çollaku shpjegon kuptimin e letrës së Trumpit

Aktuale

Çollaku shpjegon kuptimin e letrës së Trumpit

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 00:19
Bekim Çollakun dhe Hashim Thaçi

Shefi i stafit të presidentit, Bekim Çollaku duke komentuar letrën e presidentit amerikan Donald Trump drejtuar presidentit kosovar Hashim Thaçi, Çollaku deklaroi se ajo është një mesazh i drejtpërdrejtë për lidershipin e Kosovës për ta shfrytëzuar këtë mundësi ideale për një marrëveshje paqësore gjithëpërfshirëse.

Në anën tjetër sipas tij, ka edhe mesazhin se Shtetet e Bashkuara janë plotësisht të involvuara edhe në këtë fazë përfundimtare të dialogut ashtu siç kanë qenë qysh nga fillimi në vitin 2011.

Çollaku shton se letra është dëshmi e përfshirjes së administratës amerikane, Shtëpisë së Bardhë e Departamentit të Shtetit, në këto përpjekje për të arritur një marrëveshje përmbyllëse të këtij dialogu.

Involvimi i presidentit Trump dhe akterëve të tjerë sipas Çollakut nënkupton se tani është koha për të vepruar, pasi kemi dritaren e hapur e cila po mbyllet dhe mundësinë që kemi për marrëveshje nuk do të jetë aty përgjithmonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat