Lëvizja për Bashkim përkrah ripërcaktimin e kufirit me Serbinë

Aktuale

Lëvizja për Bashkim përkrah ripërcaktimin e kufirit me Serbinë

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 12:20
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati

(E plotësuar) - Lëvizja për Bashkim ka mbajtur konferencën e fundvitit, gjatë së cilës u komentuan veprimet e partive politike, letra e presidentit amerikan Donald Trump drejtuar presidentit Hashim Thaçi, si dhe çështja e korrigjimit të kufijve me Serbinë.

Kryetari i kësaj partie, Valon Murati tha se shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, kudo që janë shumicë dhe që kanë vazhdimësi territoriale me Kosovën duhet t’i bashkohen Kosovës.

Murati: Kosova duhet të përcaktojë kufijtë me Serbinë

“Shqiptarët në Kosovën Lindore në Preshevë, Bujanoc, Medvegjë, kudo që janë shumicë dhe që kanë vazhdimësi territorial me Kosovën, duhet t’i bashkohen Kosovës. Serbët në Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok duhet ta kenë të njejtën të drejtë aty ku janë shumicë dhe ku kanë vazhdimësi territorial. Duke e respektuar këtë parim, fshatërat shqiptare të Leposaviçit Ceraja, Koshtova dhe Bistrica, ato të Zveçanit si Zhazha, Boletini dhe Kelmendi dhe Çabra në Zubin Potok, duhet të mbesin pjesë e Kosovës”, ka thënë Murati.

Murati tutje ka bërë thirrje për shfrytëzim të këtij momenti, që e vlerëson si historik.

Murati: Grupet politike nuk po e shfrytëzojnë këtë moment historik

“Forcat politike parlamentare në Kosovë, si ato në qeveri, edhe ato në opozitë, po tregohen tejet të papërgjegjshme, duke mos e trajtuar me seriozitetin e duhur momentin historik nëpër të cilin po kalojmë për të zgjidhur problemin shekullor shqiptaro-serb, përkatësisht atë të Kosovës me Serbinë. Duke mos i trajtuar seriozisht këto bisedime, duke e shndërruar këtë çështje në betejë elektorale ndërpartiake, ka rrezik serioz që ky moment politik me interes jetik për kombi nëse të na shkojë huq ose të na prodhojë zgjidhje të dëmshme për vendin”, ka thënë Murati.

Lidhur me letrën e Presidentit Trump, Murati ai ka thënë se Lëvizja për bashkim e mbështet këtë akt, dhe me shpresën që procesi të marrë kahjen e duhur.

Murati: Letra e Trump-it përbën një moment cilësor në bisedime

“Letra e Presidentit Trump dërguar Presidentit Thaçi përbën një moment shumë cilësor në procesin e ngufatur të bisedimeve, si në raportet brenda vendit, ashtu edhe në ato me Serbinë e BE-në. Përfshirja e SHBA-së në këtë nivel, konsiston edhe në mundësinë e re që të dilet nga kornizat e deritanishme të ngurta të bisedimeve dhe të arrihet një zgjidhje e qëndrueshme për problemin”, ka thënë Murati.

Në emër të LB-së, Murati u ka bërë thirrje institucioneve të vendit dhe partive politike që të kuptojnë seriozitetin e situatës dhe ta shfrytëzojnë momentin e tanishëm.

Murati për arritjen e një marrëveshje me Serbinë: Ky moment i ri politik duhet të shfrytëzohet

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka mbajtur sot një konferencë për media ku u ka bërë thirrje të gjitha forcave politike në vend që ta trajtojnë me seriozitet momentin për arritjen e një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë.

Murati ka thënë se duke mos i trajtuar këto bisedime ka rrezik që ky moment politik të shkojë në dëm të vendit dhe të prodhojë ndonjë zgjidhje të dëmshme si rezultat.

“Forcat politike parlamentare, si ato në Qeveri po ashtu edhe në opozitë, janë duke u treguar të papërgjegjshme duke mos e trajtuar me seriozitetin e duhur momentin historik nëpër të cilin po kalojmë, për të zgjedhur problemin shekullor midis Kosovës dhe Serbisë. Duke mos i trajtuar këto bisedime, ka rrezik serioz që ky moment i rrallë politik të na shkoj krejt huq ose të na prodhojë ndonjë zgjidhje të dëmshme për vendin”, ka thënë ai.

Murati ndër të tjerat deklaroi se letra e Presidentit Tramp dërguar Presidentit Thaçi përbën një moment shumë cilësor në procesin e ngufatur të bisedimeve, si në raportet brenda vendit, ashtu edhe në ato me Serbinë e me BE-në.

Murati deklaroi edhe se bisedimet duhet të rezultojnë me ripërcaktim të kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë, duke u zbatuar parimi i vetëvendosjes së popujve.

“Shqiptarët në Kosovën Lindore: në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, kudo që janë shumicë dhe që kanë vazhdimësi territoriale me Kosovën duhet t’i bashkohen Kosovës. Serbët në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok duhet ta kenë të njëjtën të drejtë, aty ku janë shumicë dhe kanë vazhdimësi territoriale. Duke e respektuar këtë parim fshatrat shqiptare të Leposaviqit: Ceraja, Koshtova dhe Bistrica, të Zveçanit: Zhazha, Boletini dhe Kelmendi, si dhe Çabra në Zubin Potok duhet të mbesin pjesë e Kosovës. Gjithashtu pjesë e ripërcaktimit të kufijve nuk duhet të jetë pjesa veriore e qytetit të Mitrovicës, prej ku në vitin 2000 janë dëbuar 12.000 shqiptarë; dhe me heqjen e privilegjeve bllokuese për pakicën serbe, të cilat i përmban Kushtetuta e Kosovës”, tha Murati.

Lëvizja për Bashkim ka analizuar situatën pas masave të Qeverisë së Kosovës për prodhimet e Serbisë dhe të Bosnjës dhe ka ardhur në përfundim se ato janë të nevojshme dhe të domosdoshme.

“Andaj LB do të jetë anën e Qeverisë në këtë drejtim dhe kërkon që ajo të mos tërhiqet nga kjo politikë, madje këtë ta shtrijë edhe në drejtimet tjera deri në të drejta të plota politike në mes të shqiptarëve në Serbi e serbëve në Kosovë. Vendimet e tilla të Kosovës padyshim që nuk duhet të jenë as popullsite e as inatçore, por të studiuara e analizuara mirë e mirë, në mënyrë që të kthehen në dobi të Kosovës, të qytetarëve të saj e të raporteve me fqinjët. Tash Qeverisë i mbetet të jetë e kujdesshme e të punojë shumë në evitimin e pasojave e efekteve negative të mundshme nga një politikë e tillë”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat