Përleshje masive në Merdare, policia jep detaje

Aktuale

Përleshje masive në Merdare, policia jep detaje

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 12:58
Pamje nga rrahja

(E plotësuar) - Media raportoi sot për një rrahje që ndodhi mes mërgimtarëve në mesditë në pikëkalimin kufitar të Kosovës me Serbi, përkatësisht në Merdarë.

konfliktin që kishte nisur në territorin e Serbisë, për të përfunduar me rrahje në atë të Kosovës, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënëse për rastin në fjalë janë arrestuar gjashtë persona.

“Sot rreth orës 12:00 është raportuar për një përleshje fizike mes disa personave në Merdare të Podujevës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet policore dhe kanë shoqëruar në stacion gjashtë personat e përfshirë në këtë rast, tre prej të cilëve kanë pësuar lëndime të lehta trupore”, ka thënë Ahmeti.

Sipas saj, personat e lënduar janë intervistuar pasi kanë pranuar tretman mjekësor dhe pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të prokurorit, të gjithë janë liruar.

Gjashtë persona janë shoqëruar në stacionin e Policisë në Prishtinë për një përleshje fizike mes disa personave në Merdare të Podujevës.

Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë në rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ahmeti ka thënë  se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 12:00, derisa ka shtuar se personat e lënduar janë intervistuar pasi kanë pranuar tretman mjekësor dhe pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të prokurorit, të gjithë janë liruar.

‘Është raportuar për një përleshje fizike mes disa personave në Merdare të  Podujevës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet policore dhe kanë shoqëruar në stacion gjashtë personat e përfshirë në këtë rast, tre prej të cilëve kanë pësuar lëndime të lehta trupore’, ka thënë Ahmeti.

***

Disa persona janë përleshur në Merdare, në pikëkalimin kufitar me Serbinë.

Në këtë përleshje mes fillimisht tre personave, janë përfshiherë edhe disa të tjerë, e më pas ka reaguar Policia për t’i ndarë.

Nuk dihen arsyet e kësaj përleshjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat