Reagon Dardan Molliqaj, ky është shpjegimi i tij për bisedat me Lekajn dhe Sherfin

Aktuale

Reagon Dardan Molliqaj, ky është shpjegimi i tij për bisedat me Lekajn dhe Sherfin

Nga: A.M. Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 15:29
Dardan Molliqaj

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj ka reaguar pas në mediat vendor janë publikuar bisedat me Pal Lekajn dhe Bilall Sherifin.

Në reagimin e tij në Facebook, ai ka pranuar se kanë negociuar me pushtetin dhe se  ka treguar për kërkesat e PSD-së karshi pozitës.

Postimi i plotë:

CDO BISEDË ME CILINDO POLITIKAN MUND TA PUBLIKOJ. SKAM ASGJË PËR TË FSHEHUR.

Është shumë e vërtetë që për 4-5 ditë rresht kemi negociuar me pushtetin për çështjen e buxhetit.

Ata kanë kërkuar ta votojmë, kurse ne kemi korkuar të na i plotësojnë kushtet që i publikuam dje. Ne kërkuam votimin e ligjit për paga, shkarkimin e Rikallos, zvogëlimin e numrit të zv.ministrave, etj. Dhe na i pranuan këto kushte. Për këto është fjala në të gjitha mesazhet e publikuara.

Asnjë bisedë gjatë këtij negocimi nuk është sekrete dhe kushdo që është i interesuar mund t'ia tregoj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat