Zyrtari i PSD'së thotë se pazaret me Qeveri s'përbëjnë skandal as lajm ekskluziv

Aktuale

Zyrtari i PSD'së thotë se pazaret me Qeveri s'përbëjnë skandal as lajm ekskluziv

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 16:16
Foto

Për zyrtarin e PSD'së, Shkodran Hotin, pazaret e Partisë Socialdemokrate me Qeverinë nuk përbëjnë skandal e as lajm ekskluziv.

Zyrtari i PSD’së, Shkodran Hoti, ka dhënë vlerësime redaktoriale kur ka komentuar mesazhet komprometuese të deputetëve të PSD’së me zyrtarët e Qeverisë. Ka thënë se s’ka lajm ekskluziv dhe as skandal.

“PSD dje i ka publikuar 5 kushte që Qeveria i ka plotësuar për t’iu votuar projekt-buxheti. Ato nuk do të përmbusheshin pa u negociuar, prandaj publikimi i diskutimit rreth tyre s’është as lajm ekskluziv e as skandal.

 “Kukuvajkat” le ta vazhdojnë vajin. Janë në rolin e tyre. Kaq munden, aq bëjnë. Veç le të mos i ngatërrojnë citatet e Hegelit me thëniet e Xhemail Abrisë. ????”, ka shkruar Hoti.

Ndërkohë, në SMS e publikuar dokumentohet se PSD është bërë ndihmës për Qeverinë. Kurse Shefi i Partisë u kërkon deputetëve të flasin sikur Kadri Veseli kur argumentojnë pse duhet votuar buxhetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat