Të dyshuarve për vrasjen e Oliver Ivanoviqit u vazhdohet paraburgimi - Bota Sot
Të dyshuarve për vrasjen e Oliver Ivanoviqit u vazhdohet paraburgimi

Aktuale

Të dyshuarve për vrasjen e Oliver Ivanoviqit u vazhdohet paraburgimi

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 19:32
Oliver Ivanoviqit

Tre të dyshuarit për vrasjen e Oliver Ivanoviqit do të vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgim.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim që ta vazhdojë edhe për dy muaj masën e paraburgimit ndaj tre të dyshuarve Nedeljko Spasoviq, Marko Rosiq dhe Dragisha Mirkoviq, .

Vetëm dy ditë para se të skadonte masa e paraburgimit për këta të dyshuar, gjykata ka marrë parasysh kërkesën e Prokurorisë speciale për vazhdimin e paraburgimit.
Prokurori special, Sylë Hoxha, thotë se lënia në liri e këtyre të dyshuarve do t’i pengonte në masë të madhe hetimet në rast.

Ndonëse janë intervistuar një sërë dëshmitarësh dhe grumbulluar prova, Hoxha thotë se e ka të vështirë të punojë në këtë rast, pasi që shteti i Serbisë nuk po ofron bashkëpunim e mjaftueshëm.

Por, një muaj më parë, kur Gjykata Themelore në Prishtinë kishte caktuar masën e paraburgimit, Apeli u kishte kërkuar arsye shtesë nga Themelorja për vendimin e paraburgimit.

Avokatët e të dyshuarve kishin akuzuar sistemin e drejtësisë në Kosovë, duke e quajtur atë një turp juridik.

Sipas pretendimeve të prokurorisë, tre të pandehurit janë të përfshirë direkt në vrasjen e Oliver Ivanoviqit, duke funksionuar në tërësi si grup i organizuar kriminal.
Në nëntor të këtij viti, ata ishin arrestuar gjatë një aksioni policor në veri të Mitrovicës.
Ndërsa, në kërkim vazhdon të mbetet nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radojiçiq.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...