Lladrovci fuqizon PDK-në, merr shefin e grupit parlamentar të Nismës, priten edhe të tjerë - Bota Sot
Lladrovci fuqizon PDK-në, merr shefin e grupit parlamentar të Nismës, priten edhe të tjerë

Aktuale

Lladrovci fuqizon PDK-në, merr shefin e grupit parlamentar të Nismës, priten edhe të tjerë

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 19:43
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka publikuar lajmin se grupit Parlamentar të PDK-së, në asamblenë komunale

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka publikuar lajmin se grupit Parlamentar të PDK-së, në asamblenë komunale, i shtohet ish shefi i grupit parlamentar të Nismës, Nexhmedin Bala.

Sipas burimeve të afërta me komunën, ditëve në vijim, pritet t’i bashkohen PDK-së, edhe asamblistë të partive tjera duke aderuar në Grupin Parlamentar të PDK-së, transmerton lajmi.net.

Ja postimi i kryetarit Lladrovci në rrjetin social:

“Me qëllim të fuqizimit të ekzekutivit, kam dashur që të bëj edhe emërime të deputetëve aktiv në poste ekzekutive. Ndër ata që i konsideroja të përkushtuar dhe aktiv i kam ofrue post ekzekutiv, prof. Nexhmedin Balës.

E falënderoj Prof. Bala për sinqeritetin. Ai nuk e ka pranuar postin ekzekutiv, por për respekt dhe vlerësim, ai i është bashkuar Grupit Parlamentar të PDK-së. Vota jonë në Asamble, është unike, dhe kemi shumicën për vendime në dobi të qytetarëve.

Faleminderit Prof. Balaj! 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...