Ymeri tregon pse ai dhe Albin Kurti nuk e vizituan në burg Astrit Deharin

Aktuale

Ymeri tregon pse ai dhe Albin Kurti nuk e vizituan në burg Astrit Deharin

Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 00:11
Visar Ymeri

Nënkryetari i PSD-së, Visar Ymeri në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini ka folur edhe për njërën prej ngjarjeve më të rëndë që ka ndodhur në burgun e Prizrenit, vdekjen e aktivistit Astrit Dehari.

Ymeri ka thënë se Astrit Deharin e ka njohur si një njeri optimist dhe konstatimi i Prokurorisë se ai ka vdekur nga depresioni lenë shumë për të dëshiruar.

“Nuk jam i bindur se hetimi është bërë në formën e duhur…Por sido që të dalin rezultatet e ekspertëve zviceran, shteti ka përgjegjësi”, tha ai.

Ymeri ka sqaruar edhe mungesën e vizitës së tij dhe të Albin Kurtit në burgun e Prizrenit për Astrit Deharin.

“Duhet kuptuar një gjë sa u përket vizitave në burgje. Në sistemin e Republikës së Kosovës vizitat në burgje për persona të caktuar jam maksimalisht dy herë në muaj ose vizitë njëorëshe njëherë në javë. Ne kemi pasur një parim që këtë kohë ta lemë për familjen, dhe të mos e konsumojmë ne. Kohë pas kohe i kanë bërë vizita edhe shokët e tij të ngushtë”.

Duke folur për zhvillimet dramatike në Vetëvendosje, ish-kryetari i këtij subjekti ka thënë se përgjegjës për atë situatë ishte vetë Albin Kurti.

“Kërkesa për demokraci në Vetëvendosje, nga Albin Kurti përkthehej si akuzë ndaj tij”.

Ymeri ka thënë se më të ardhmen nuk e përjashton bashkëpunimin me Lëvizjen Vetëvendosje, por një ri-bashkim nuk është më i mundur.

“Albini ka për momentin një inat fëmijëror…Kanë mbetur në mesin e palavdishëm politik. As nuk janë të gatshëm të kundërshtojnë si duhet, e as nuk marrin përgjegjësi”, tha ndër të tjera Visar Ymeri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat