Kurti: 12 deputetët flasin si Kadria dhe mbështesin Thaçin

Aktuale

Kurti: 12 deputetët flasin si Kadria dhe mbështesin Thaçin

Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 10:56
Albin Kurti

(E plotësuar) - Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se tentativa hileqare e 12 deputetëve që dolën nga VV, arritën t’ia kuptojnë tërësisht të vërtetën vetëm dje kur i pamë në media të botuara mesazhet e tyre.

Kurti e nisi fjalimin e tij në mbledhjen Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, duke thënë se ky vit për VV-në ishte i pazakontë sepse nuk e kuptonin pse disa aktivistë tentonin ta dëmtojnë lëvizjen.

“Kësaj tentative hileqare arritëm t’ia kuptojmë tërësisht të vërtetën vetëm dje kur i pamë në media të botuara mesazhet e tyre. Ndonëse mund ta kuptosh të vërtetën si orientim kur e kupton të vërtetën në saktësinë e përmbajtjes së saj, atëherë ky është një zhvillim i ri. Kjo e vërtet nuk na gëzon aspak, përkundrazi na hidhëron. Trishtohemi që parashikimet tona po dalin të sakta e kushdo që po del prej Vetëvendosjes po përfundon në prehër të PDK-së. I pata lutur të qëndrojnë në Lëvizje por paskam qenë i pa shpresë për projektin e tyre, ashtu siç u bënë të pa shpresë ata si për të gjithë të tjerët ashtu edhe për vetën e tyre”, ka thënë Kurti, duke iu referuar mesazheve të publikuara dje nga KosovaPress.

Kurti tha se 12 deputetët janë borxhlinj të Thaçit e Kadris.

"Mesazhet e publikuara tregojnë se 12 deputetët tashmë Thaçi i paska blerë, e tashmë këta janë borxhlinj të Thaçit e Kadris. Tani ata flasin si Kadria dhe mbështesin Thaçin. Po ashtu, Thaçi e Veseli e kanë shfrytëzuar edhe lakminë e AAK-së dhe Nismës për pushtet që të shuajnë mospajtimet e tyre e ti përfshijë në dialog”, tha ai.

Kurti vazhdoi me kritikat ndaj qeverisë për zhvillimin ekonomik, duke thënë se të gjithë buxhetin e kanë orientuar në asfalt, pasi aty mund të vjedhin.

Ai shtoi se gjatë këtij viti në VV u anëtarësuan 5120 anëtarë të rinj e u hapën 146 pika në lagje e fshatra.

Për vitin që po vjen, Kurti tha se synojnë ta zgjerojnë anëtarësinë, e po ashtu të hapin dy qendra të VV-së në ShBA e Francë.

Sipas Kurtit, deri më tani VV numëron mbi 35600 anëtarë.

Po ashtu, Kurti tha se së shpejti VV do të jetë në pushtet.

***

Sot është duke u mbajtur mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kryetari i kësaj partie, Albin Kurti mbajti një fjalim ku foli edhe për Partinë Socialdemokrate.

“Fillimi i vitit për LVV ka qenë i pazakontë. Ende nuk po kuptoj që një grup aktivistësh të dikurshëm u munduan të dëmtojnë Lëvizjen. Por nuk ja arritën ta dëmtojnë. Ne nuk e dimë pse ndodhi kjo.”, u shprehë fillimisht ai.

Pastaj foli edhe për mesazhet e publikuara të deputetëve të PSD-së.

“Trishtohem që parashikimet tona po dalin të sakta. Kushdo që po del prej VV, po shkon në prehër të PDK-së.”, tha Kurti.

“Mesazhet e publikuara tregojnë se Thaçi i paska blerë.”, vazhdoi kryetari i LVV.

Ai foli edhe për idenë e presidentit Hashim Thaçi për korrigjim të kufijve ku tha se ajo ide e ka marrë përgjigjen në protestën popullore të 29 shtatorit.

Ndërsa vazhdoi se arsyeja se pse Thaçi po kërkon që të ketë marrëveshje me Serbinë deri në pranverë, sipas Kurtit është për shkak se atëherë i përfundon imuniteti në Gjykatën Speciale.

Po ashtu kritikoi Qeverinë se nuk ka ndërmarrë asgjë rreth vdekjeve të punëtorëve në vendet e punës. Ndërsa mbështeti protestën e kirurgëve në QKUK.

Po ashtu kritikoi Qeverinë se nuk ka ndërmarrë asgjë rreth vdekjeve të punëtorëve në vendet e punës. Ndërsa mbështeti protestën e kirurgëve në QKUK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat