Vuçiq ia huq në konferencë, ndryshon mendimin rreth marrëveshjes me Kosovën brenda minutave!

Aktuale

Vuçiq ia huq në konferencë, ndryshon mendimin rreth marrëveshjes me Kosovën brenda minutave!

Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 11:09
Aleksander Vuçiq

Presidenti serb Aleksander Vuçiq tha se asnjë marrëveshjes rreth problemit të Kosovës, nuk mund të vijë pa pëlqimin e popullit serb, por disa minuta më vonë ai thotë se pa pëlqimin e SHBA-ve dhe Rusisë nuk ka marrëveshje.

Vuçiq u shprehë se interesi i Serbisë është që të arrihet një kompromis rreth kësaj çështje.

Po ashtu Vuçiq vazhdoi me avazin e vjetër duke thënë se marrëveshja me Kosovën nuk është afër, jo për shkak të sjelljeve të Serbisë por për shkak se shqiptarët nuk janë të përgatitur për këtë, raportojnë mediat serbe.

Ndërsa kur u pyet për Rusinë dhe SHBA-të, presidenti serb ndryshoi mendim duke thënë se asnjë marrëveshje nuk mund të vijë pa pëlqimin e këtyre dy shteteve.

“Ne respektojmë ata (Donald Trump dhe Vladimir Putin) dhe BE-në por e di që një marrëveshje me shqiptarët nuk është afër.”, tha Vuçiq.

Bashkë me të në konferencë ishte me anëtarin serb të presidencës trepalëshe të Bosnjës e Hercegovinës, Millorad Dodik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat