Dardan Molliqaj “ndez luftë” me Albin Kurtin

Aktuale

Dardan Molliqaj “ndez luftë” me Albin Kurtin

Nga: D.RR Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 14:38
Dardan Molliqaj dhe Albin Kurti

Zyrtari i PSD-së, Dardan Molliqaj i ka reaguar ish shefit të partisë së vjetër, Albin Kurti. Ky i fundit në Këshillin e Përgjithshëm të Vetëvendosjes tha se, ata që po largohen nga Lëvizja Vetëvendosje po përfundojnë në prehrin e PDK-së, përcjellë “Bota sot”.

Molliqaj nëpërmjet një postimi në Facebook e quan Vetëvendosjen si “grup i falltorëve”, duke ua përmendur të gjitha deklarimet e VV-së për PSD-në.

Ai zotohet se do ta largojnë PDK-në nga pushteti.

Postimi i plotë:

Fillimisht, grupi i falltorëve të dobët thanë se ne u larguam sepse ishim spiun të Stanishiqit.

Pastaj thanë se ne u larguam sepse na kishin blerë Devollët.

Më vonë thanë se arsyeja e largimit tonë ishte ndikimi i ambasadeve ndërkombëtare.

Dikur thanë se ne u larguam për ta votuar demarkacionin me Malin e Zi.

Pastaj "zbuluan" se ne u larguam për shkak se ishim të interesuar për tu futur në Qeveri.

Pak më vonë thanë se në fakt arsyeja e largimit tonë qenka falja e tokave Serbisë.

E sot e paskan "zbuluar" se kemi dalur për të përfunduar në prehër të PDK-së.

Kushedi se cfarë zbulime e parashikime do të dalin tash e tutje nga grupi i falltorëve të dobët. Por, ajo që dihet është që kësaj partie iu ka ndalur ora qysh kur ne jemi larguar nga aty. Vazhdimisht thonë se jemi pak aktivistë, të vegjël e të parëndësishëm, por vihen shumë në siklet nëse kalon vetëm një ditë pa shpifur për neve.

E ne fatkeqësisht do t'i zhgënjejmë. Përveq se nuk do të futemi në këtë Qeveri, do të angazhohemi vazhdimisht që PDK-në ta largojmë nga pushteti pas kaq shumë vitesh keqqeverisje. Ju vazhdoni të qitni fall, se pavarësisht që parashikimet i keni të dobëta, ndoshta me kalimin e kohës përmirësoheni në këtë fushë :)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat