Thaçi shpreh ngushëllime për Ashdown: Ishte mbështetës i flaktë i pavarësisë së Kosovës

Aktuale

Thaçi shpreh ngushëllime për Ashdown: Ishte mbështetës i flaktë i pavarësisë së Kosovës

Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 14:44
Paddy Ashdown

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka shprehur ngushëllime për vdekjen e diplomatit britanik, Paddy Ashdown.

Thaçi e vlerësoi lart kontributin e Ashdown, për të cilin tha se ishte mbështetës i flaktë i pavarësisë së Kosovës.

Postimi i Thaçit:

Jemi të pikëlluar për vdekjen e mikut të Kosovës, diplomatit britanik, Paddy Ashdown.

Ai ishte zëri më i fuqishëm i intervenimit të NATO-s për të parandaluar spastrimin etnik në Kosovë.

Ashdown ishte, po ashtu, një mbështetës i flaktë i pavarësisë së Kosovës.

Jam shumë i nderuar që në dy dekadat e fundit kam bashkëpunuar ngushtë me të, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe popullit britanik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat