Limaj për Ashdown: Kosova humbi një mik të madh

Aktuale

Limaj për Ashdown: Kosova humbi një mik të madh

Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 17:38
Lideri i Nismës Socialdemokrate, njëherësh zv/kryeministër i vendit, Fatmir Limaj

Lideri i Nismës Socialdemokrate, njëherësh zv/kryeministër i vendit, Fatmir Limaj ka thënë se është i dhimbshëm lajmi për vdekjen e diplomatit britanik, Paddy Ashdown.

Limaj tha se Mbretëria e Bashkuar humbi një personalitet të rëndësishëm, ndërsa Kosova një mik të madh, 

Postimi i plotë:

I dhimbshëm lajmi për vdekjen e diplomatit britanik, Paddy Ashdown, mikut të madh të Kosovës. Mbretëria e Bashkuar humbi një personalitet të rëndësishëm, ndërsa Kosova një mik të madh. Qytetarët e Kosovës do ta kujtojnë përherë për mbështetjen e madhe që i ka dhënë intervenimit të NATO-s në Kosovë si dhe kauzës sonë për pavarësi.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë popullit britanik!

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat