Britania dhe Franca paralajmërojnë shtetet që kanë tërhequr njohjen e Kosovës

Aktuale

Britania dhe Franca paralajmërojnë shtetet që kanë tërhequr njohjen e Kosovës

Nga: A.ZH Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 18:02
Flamuri i Kosovës

Kryetari i Republikanëve të Kosovës Faton Kurti, ka thënë se shtete mike të Kosovës, kanë paralajmëruar pasoja për vendet, të cilat kanë hequr njohjen e pavarësisë së Kosovës me kërkesën e Serbisë.

Në një postim në Facebook, Kurti ka thënë se këtë do ta bëjnë shtetet si Britania e Madhe dhe Franca, përcjell Bota sot.

“Britania e Madhe dhe Franca kanë paralajmëruar pasoja për shtetet të cilat kanë hequr njohjen Kosovës me kërkesën e Serbisë”, ka shkruar Kurti.

Image
Postimi i Kurtit

Së fundmi, njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës, e ka tërhequr Ishujt Solomon dhe Surinami, ndërsa sipas raportimeve, edhe disa vende të tjera, do të bëjnë të njëjtën gjë./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat