Frashër Krasniqi publikon videon ku pretendon se Albin Kurti i hoqi vijat e kuqe për PDK-në

Aktuale

Frashër Krasniqi publikon videon ku pretendon se Albin Kurti i hoqi vijat e kuqe për PDK-në

Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 20:53
Albin Kurti

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi ka publikuar një video nga mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje të vitit 2016, ku lideri i tanishëm i Vetëvendosjes, Albin Kurti nuk e mohonte mundësinë e një koalicioni zgjedhor me Partinë Demokratike të Kosovës.

Në videon të cilën Krasniqi e ka publikuar në Facebook, në të cilën janë shfaqur disa pjesë të deklarimit të Kurtit lidhur me qëndrimin e Vetëvendosjes karshi PDK-së dhe LDK-së, Kurti e lë të hapur mundësinë e bashkëpunimit me të dyja këto parti.

“Për mu LDK dhe PDK nuk është qysh po shtrohen si fakte njëherë e përgjithmonë. Ato i kanë karakteristikat e veta. Këto PDK dhe LDK i kanë katër komponente për brenda disam prej tyre nuk ndryshojnë, por disa ndryshojnë. Disa nuk i kanë si para një viti. Unë nuk jam i sigurt që pas 1 viti udhëheqja, madhësia dhe pozita e tyre mund të mos ndryshojë. Unë besoj se nëse ne marrim një vendim a po shkojm me PDK-në apo LDK-në do të kishte rëndësi në veprimet praktike që i marrim sot”, thotë Kurti.

“Mendoj që kjo punë është shumë më fluide, dikush të bëj analizë shumë më konkrete edhe PDK-së edhe LDK-së, sondazheve të tyre. Vendimi jonë e do njëfar analize paraprake. Kur themi PDK cili është përfyyrimi jonë, janë disa emra të përveçëm. Nuk mund të them qështu po ja bojmë. Nuk jam për me marrë njëfarë vendimi. E di që PDK-ja e ka kap shtetin, dhe pozita e saj është tejet e rëndësishme. Dardan Molliqaj: Nuk ka asnjë gjasë që të bëj ndonjë transformim në PDK. Kështu që nuk është situata e paqartë. Paqartësia jon nuk është e dobishme. As me kta as me ata, është edhe me këta edhe me ata. Këtu nuk pajtohem me Albin Kurtin.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat