Ish-komandant Cobra falënderon Trumpin për politikën e tij agresive ndaj Serbisë

Aktuale

Ish-komandant Cobra falënderon Trumpin për politikën e tij agresive ndaj Serbisë

Nga: N.Sh Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 10:59
Presidenti amerikan Donald Trump

Ish–komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naser Vllasi (Cobra), i cili ka luftuar në Koshare, ka falënderuar presidentin amerikan Donald Trump për politikën e tij agresive ndaj Serbisë.

Cobra thotë se politika e Trumpit do ta zgjedh sovranitetin e Kosovës njëherë e përgjithmonë.

Cobra i cili ka publikuar edhe një fotografi gjatë kohës së zgjedhjeve në Amerikë, kishte përkrahur presidentin Trump në atë kohë i cili ishte kundër kandidat i Halary Clintonit.

Lexojeni shkrimin e Naser Vllasit - Cobra

Gëzuar për shumë mote festat e fund vitit Presidentit Trump dhe popullit amerikan!

Mirëbesimi që kisha në legjendën Trump para zgjedhjeve të vitit 2016 ishte plotësisht i arsyetuar! Pa marrë parasysh analizat negative dhe sulmet personale kundër tij nga "analistët" dhe disa politikan shqiptar të cilët pa asnjë provë dhe fakt i vërsuleshin vetëm pse një komedian politik si Shesheli e perkrahte atë!  Përsëri u tregua papjekuria e klasës politike së Kosovës. Atë kohe politika anti Trump i rreshtoi këta analistë dhe politikan në të njëjtën kolonë me Majtistët Evropian sikur Federika Mogerini. Ka edhe persona të tjerë por ajo është shembull i një serbofileje gjë që paraqet skandal! Trump i trajtoi ato kritika si mizat rreth majës se bishtit...pra, pa asnjë konsideratë. Është e pakontestueshme se ato shfaqje kishin më shumë të bëjnë me servilizëm ndaj Hilari Klinton se sa me bindje dhe ndonjë analizë të thellë. Kjo përputhet me traditën e dështuar politike shqiptare që nga koha e Sulltanit e  këndej. Falënderojmë edhe njëherë Presidentin Trump dhe politikën e tij dinamike dhe agresive ndaj Serbisë, e cila do ta zgjedh problemin e sovranitetit të  Kosovës njëherë e përgjithmonë!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat